Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook për mandatin e tij të katërt në krye të komunës së Vitisë.

“Sot mora mandatin tim të katërt si Kryetar i Komunës së Vitisë — një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë. Ky besim i qytetarëve tregon se Vitia kërkon stabilitet, përvojë dhe udhëheqje të vendosur.

Me respekt kujtoj Presidentin Ibrahim Rugova, frymëzim i kulturës sonë politike dhe i vendosjes së qytetarit në qendër.

Ky mandat është zotim për më shumë punë, transparencë dhe bashkëpunim. Sfida kemi shumë, por së bashku i tejkalojmë.

Përkushtimi im ndaj Vitisë do të jetë më i fortë se kurrë.

Na prift e mbara”, ka shkruar në llogarinë e tij nv facebook, kryetari Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …