Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në fushën sportive pranë shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë”, paralelja e ndarë në fshatin Drobesh. Gjatë kësaj vizite, kryetari Haliti është njoftuar për ecurinë e punimeve në fushën sportive, e cila është shtruar me gomë e që tani më është në shërbim të nxënësve dhe të rinjve të këtij fshati dhe zonave përreth.
“Po investojmë në infrastrukturë sportive për të krijuar kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë, sepse sporti është i rëndësishëm për shëndetin, edukimin dhe bashkëpunimin mes tyre”, u shpreh kryetari Haliti. Poashtu ai tha se së shpejti do të filloj punën edhe Çerdhja e re në Drobesh, e cila do të jetë një ndihmesë e madhe, sidomos për nënat e punësuara.