Kryetari Haliti inspektoi punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit kryesor të ujit që furnizon pjesën më të madhe të qytetarëve të kësaj komune me ujë të pijshëm nga fabrika e përpunimit të ujit në Letnicë. Me qenë se gypi i vjetër është nga asbestbetonit ai është vlerësuar si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Projekti në ndërrimin e këtij gypi po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI”. Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …