Komuna e Suharekës dhe “Help”, ndihmojnë 40 biznese të vogla të Suharekës

Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Suharekës, ku kanë nënshkruar kontratat 40 persona dhe biznese të vogla nga kjo Komunë. Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, para përfituesve të këtij Projekti, ka thënë në mes tjerash se: “Suhareka ka filluar me ndryshu, ky Projekt është i përbashkët mes Help-it dhe Komunës së Suharekës dhe ne marrim pjesë me 20%, por kisha pas dëshirë që mbi 100 kandidatë të kishin përfituar nga ky projekt, pasi ne si Komunë jemi të gatshëm me nda edhe më shumë mjete. Qëllimi kryesor është me zbut papunësinë. Ne kemi projekte të përbashkëta edhe me Ministri tjera të qeverisë dhe shpresojë se do t’ia dalim”, ka thënë kryetari Muharremaj. Ndërkaq, koordinatorja e projektit Shqipe Breznica, ka sqaruar më shumë rreth detajeve për përfituesit e Projektit. Ndryshe, për të përfituar nga ky projekt ka qenë interesim i madh ku kanë konkurruar 148 aplikues dhe kanë përfituar 40 prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …