Nga java e ardhshme planifikohet të filloi dezinsektimit i zonave endemike në territorin e Malishevës

Dezinsektimit i zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, planifikohet të filloj nga java e ardhshme. Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ku janë diskutuar një varg çështjesh tjera me rëndësi. “Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari  komunës, Hajdin Berisha dhe  drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti. Drejtori Hoti, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë në përfundim e sipër. EHKK, ishte tema kryesore, ndërsa në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, si për realizimin e projekteve të planifikuara, ashtu edhe për realizimin e planifikimeve tjera, që kanë të bëjnë me zbatimin e programit qeverisës për Komunën e Malishevës, në të gjitha fushat.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …