Me moton “PËR SKENDERAJN TONË TË PASTËR” ka filluar aksioni madhështorë për pastrimin e ambientit

Për nderë të ditës së tokës 22-prilli, në një aksionin vullnetar- madhështorë për pastrimin e ambientit, largimin e të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt, morën pjesë Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtorët e Drejtorive si dhe gjithë punonjësit komunalë, asamblistë, po ashtu as kësaj radhe nuk mungoi deputeti i Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, e pranishëm ishte edhe deputetja, Blerta Deliu-Kodra, këtij aksioni vullnetarë iu bashkuan edhe nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, punëtorë shëndetësorë, zjarrfiksat, Shoqëri civile, kompani private, kompania e pastrimit “Uniteti” si dhe shumë qytetarë. Kryetari Jashari, për këtë aksion vullnetarë dhe madhështorë, theksoi “Një ambient i pastër për qytetarët tanë është i një rëndësie të veçantë prandaj sot, kur po shënojmë edhe ditën e tokës kemi filluar me një aksion vullnetarë për pastrimin e ambientit dhe largimin e mbeturinave, besoj se kemi bërë një punë të mirë, të dobishme, dhe do të vazhdojmë të punojmë për një qytet të pastër”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …