Kryetari Haliti, ka përgëzuar qendrën kulturore “Anamorava”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar qendrën kulturore “Anamorava” dhe rininë vitiase, të cilët janë një përfaqësues i shkëlqyer i kulturës dhe artit burimor vendor në arenën ndërkombëtare. Gjatë një takimi para nisjes për turneun ndërkombëtar, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe artistike të Anamoravës, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe talentin që kjo qendër dhe të rinjtë po e tregojnë në skenën ndërkombëtare.

Ai i uroi suksese ekipit, duke theksuar se ata janë ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare dhe Anamoravës në botë. Ky turne jo vetëm që pasqyron traditat e pasura kulturore të rajonit, por gjithashtu përforcon identitetin dhe vlerat artistike të komunitetit në një kontekst global.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …