Kryetari Haliti me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët mysliman

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me urimin që shëndeti, lumturia, gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit! “Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim dhe të institucioneve komunale, ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi, gëzim, begati dhe mbarësi në familjet tuaja. Kjo festë na nxitë për më shumë tolerancë, mirëkuptim, vepra të mira humane dhe solidaritet me njëri-tjetrin, në veçanti me personat që kanë nevojë për ndihmë, andaj uroj që këto vlera të kësaj feste të na përcjellin çdo ditë”, ka thënë Haliti në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …