leoni

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje Vilson e Robert Gega nga Binça për kontributin ndaj zjarrfikësve vitias

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy mërgimtarët Vilson dhe Robert Gega nga fshati Binçë, qe gjenden me pune te përkohshme ne Duseldorf te Gjermanise, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të çmuar në përforcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve në Viti.

Në këtë takim, kryetari Haliti u shprehu mirënjohje të veçantë vëllezërve Gega, duke i vlerësuar për angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kanë treguar me autoritetet gjermane dhe komunën, për të sjellë në dhjetor të vitit të kaluar një donacion me automjete të reja zjarrfikëse për komunën e Vitisë.

“Ky donacion është jetik për përmirësimin e kushteve të punës së zjarrfikësve tanë dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Falënderoj nga zemra z. Vilson Gega dhe të gjithë ata që kontribuan që kjo ndihmë të bëhet realitet,” u shpreh kryetari Haliti gjatë ndarjes së mirënjohjes.

Nga ana e tij, Vilson Gega theksoi se puna në shërbim të qytetarëve dhe përkushtimi i zjarrfikësve është ajo që meriton çdo lëvdatë, ndërsa mirënjohja që pranuan sot, sipas tij, u takon atyre që janë në terren, çdo ditë, për të shpëtuar jetë.

“Për ne, mirënjohje është puna në shërbim të qytetarëve dhe përkushtimi i zjarrfikësve. Ne vetëm kemi ndihmuar që ata ta kenë më të lehtë misionin e tyre,” deklaroi Gega.

Ky donacion u mundësua përmes përkushtimit të palodhur të Vilson Gegës dhe bashkëpunimit me institucionet relevante në Gjermani, duke dëshmuar edhe një herë rolin e çmuar që luajnë bashkatdhetarët në ndihmë të vendlindjes.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt degjimi buxhetor te objekti i Shkollës në Opterushë

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Opterushë, me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE …