Kryetari Haliti nderoj me mirënjohje humanistin vitias, Vezir Ramushi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nderuar me mirënjohje humanistin vitias Vezir Ramushi, i cili jeton në mërgim. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, i është mirënjohës Ramushit për atë se çka ka bërë për njerëzit në nevojë. Kurse Vezir Ramushi i cili është nga fshati Radivojcë ka qenë i angazhuar në shumë aktivitete humanitare me të cilën shumë familje skamnore janë bërë me shtëpi të reja. Ai po ashtu përmes bamirësve të tjerë të cilët kryesisht kanë përkrahur shoqatën “Nëna dhe Fëmijët e Lumtur “ me seli në Prishtinë po ndihmojnë vazhdimisht rreth 600 familje skamnore. Përndryshe ai falënderoj Kryetarin Haliti, për këtë mirënjohje duke potencuar se aktivitetin humanitar do ta zhvilloj edhe më tej. Ramushi shtoj se ata po shikojnë mundësitë që shoqata “Nëna dhe fëmijët të lumtur” të hapin një Zyre në Viti. Përndryshe falënderoj mërgimtarin vitias Sali Abdullahu i cili po ashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash që një familje nga fshati Capar i Gjilanit e cila falë bamirësve si ai është bërë me shtëpi të re.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …