Kryetari Haliti përcjell urimet më të përzemërta në ditën e inaugurimit si President i 47-të i SHBA-ve, z. Donald Trump

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me anë të një postimi në facebook ka uruar inaugurimin e Donald Trampit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më lejoni që në emrin tim personal, të institucioneve komunale të Vitisë dhe të gjithë qytetarëve Vitias, të përcjell urimet më të përzemërta në ditën e inaugurimit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Donald Trump.

SHBA është çdoherë dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë, paqes dhe sigurisë në botë

Ne si qytetarë të Vitisë, besojmë fuqishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë aleat dhe partner strategjik të Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan, thuhet në postimin në facebook të kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …