Kryetari Haliti po merr pjesë në konferencën Evropiane për Biomasë në Grac të Austrisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Grac të Austrisë, por merre pjesë në Konferencën Evropiane për Biomasën, ku janë të pranishëm përfaqësues nga Bashkimi Evropian, institucionet e nivelit qendror të Austrisë, si dhe autoritete dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe mjedisit.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi u fol edhe për potencialin e mirë që ka Kosova për zhvillimin e biomasës së drurit si burim i rinovueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë.

Po ashtu konferenca në fjalë është parë edhe si një mundësi e mirë për të lidhur partnerët evropianë dhe për të eksploruar rrugët për rritjen e përdorimit të qëndrueshëm të biomasës përmes politikave të përmirësuara, investimeve dhe teknologjive moderne. Kryetari Haliti tha se përdorimi i biomasës është i një rëndësie të veçantë që duhet të aplikohet në Kosovë,, si një zgjidhje alternative dhe e arsyeshme që të mos përdorën burimet fosile dhe kjo më qëllimin më të mirë të të ruajtjes së ambientit dhe të shëndetit publik. Përndryshe gjatë ditës së sotme kryetari Haliti ka zhvilluar edhe takime të ndryshme në Austri e ndër to vlen të përmendët edhe me përfaqësues komunal nga Kapfenbergu. Përndryshe në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues nga ADA austriake.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin …