Kryetari Haliti pret në takim veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim disa nga figurat e shquara që kanë kontribuar në veçanti në fushën e arsimit, konkretisht ish veteranët Mujë Berisha, Esat Kamberi dhe Kurtesh Devaja. Me këtë rast ai i falënderoj ata për siç tha kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë ata për dekada me radhë. “Ky takim është i rëndësishëm në veçanti për gjeneratat e reja të njihen me figurat e shquara që kanë kontribuar për vendin,” tha Haliti, duke shtuar se ai e vlerëson lartë kontributin e tyre të dhënë. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e tyre historik, duke shtuar se gjenerata e tyre ishte një gjeneratë e artë që ka dhënë një kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshme. Përndryshe veteranët në fjalë potencuan se asokohe për shkak të rrethanave të ndryshme historike ishte e vështirë të punohet në të mirën e qytetarëve por se vullneti ishte më i madh se vështirësitë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mirëpriti në takim rektorin Bajraktari dhe studentet e Universitetit të Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në takim Rektorin dhe pesë …