Kryetari Haliti pritet në Saint-Julien-en-Genevois, diskutohet binjakëzimi mes komunave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja e Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, znj. Veronique Lecauchois, së bashku me bordin e drejtorëve dhe nënkryetaren e kësaj komune franceze.

Gjatë takimit u diskutua përgatitja e binjakëzimit mes dy komunave, organizimi i vizitave të ndërsjella dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik lokal, arsimi, kultura dhe shkëmbimet rinore.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të thelluar partneritetin dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve të të dy komunave. Në delegacionin nga Vitia përveç kryetarit Haliti gjenden edhe z. Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si dhe znj. Milihate Ajeti, drejtoreshë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhen kontratat me 12 biznese përftuese nga Komuna e Skenderajt dhe UNDP

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka …