Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbot

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot. Kryetari Haliti, përmes ambasadorit, falënderoj shtetin dhe qytetarët britanez për gjithë përkrahjen që e kanë dhënë dhe po e japin për Vitinë dhe Kosovën në përgjithësi. I pari i kësaj komune e njoftoj ambasadorin britanik me aktivitetet, historikun e Vitisë, projektet e realizuara dhe të planifikuara por edhe mbi potencialet që ka kjo komunë për investime. Më pas ata vizituan sheshin e qytetit dhe bustin e ish ambasadorit amerikan “Richard Holbrook”, në qytetin e Vitisë. Kurse ambasadori Abbot, u shpreh i kënaqur me të arriturat në komunën e Vitisë, dhe tha se për herë të parë po viziton këtë komunë, për të parë nga afër zhvillimet e gjithëmbarshme në Viti. Kryetari Haliti, në shenjë respekti për angazhimin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e shumë projekteve në komunën e Vitisë, e nderoi me një mirënjohje ambasadorin Abbot. Përndryshe pasi që sot ishte dhe 3 maji-Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, u nderua vepra e gazetarit anglez Kerim Lewton, i cili u vra në fshatin Pustenik më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit për konfliktin në Maqedoni. Në këto homazhe i pranishëm ishte kryetari Haliti, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, përfaqësues të mediave dhe zyrtar komunal.

May be an image of 12 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …