Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e Organizatës LDA Albania

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të Organizatës Ndërkombëtare LDA Albania, Qendrim Hoxha, me bashkëpuntoret Qendresa Nikqi, Donika Hoti dhe Artiola Rrustemi. Qëllimi i takimit është shqyrtimi i mundësive për përfshirjen e të rinjvë vitias, në projektet e kësaj organizate ndërkombëtare siç janë LEAP dhe Salesforce. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, projektet parashohin të trajtojnë temat e inovacionit dhe teknologjisë modern. Gjithashtu, përfshin edhe mbështetjen për të rinjt e komunës së Vitisë në zhvillimin e tyre përmes edukimit jo formal që mundëson LDA Albania, dega për Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Ta mbajmë gjallë e ta forcojmë LIDHJEN!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook, …