Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka shpallur të mërkurën ditë zie në komunën e Vitisë, pasi komuna u trondit nga tri humbje të mëdha, brenda vetëm tre ditëve, ku humbën jetën tragjikisht tre të rinjë.
“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.
Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj dite:
-
Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
-
Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
-
Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.