Kryetari Haliti uron gjithë qytetarët të besimit Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka uruar gjithë qytetarët të besimit Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në urimin e kryetarit Haliti ndër të tjera thuhet:

Të nderuar qytetarë të besimit islam

Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shfrytëzoj rastin të ju përcjell urimet më të sinqerta për agjërim të lehtë, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Ramazani është muaj i përkushtimit, i reflektimit dhe i afrimit me njëri tjetrin. Është muaj kur forcohet solidariteti, kur ndihma ndaj atyre që kanë më shumë nevojë merr kuptim edhe më të thellë dhe kur vlerat e mirëkuptimit e të bashkëjetesës dalin në pah.

Në këto ditë të shenjta, le të mbizotërojë paqja, harmonia dhe respekti në shoqërinë tonë. Qoftë ky muaj një mundësi për më shumë mirësi, unitet dhe dashuri mes nesh.

Ju urojmë Ramazan të begatë dhe të pranuar!

Sinqerisht

Kryetari i komunë së Vitisë Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Para lapidarëve të dëshmorëve u përkulëm me krenari e dhimbje, duke kujtuar bijtë më të mirë të këtij vendi

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Nënkryetarin, z. Sami Cacaj …