KEK
Fillimi / Institucionet / Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese

Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës. “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, andaj se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj. Me këtë rast, shprehi mirënjohjen e Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2020-2025

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin ...