Kryetari Haliti vizitoi punimet në disa projekte në Ballancë dhe Zhiti

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatrat Ballancë dhe Zhiti për të parë nga afër disa projekte që janë duke u realizuar. Me këtë rast ai vizitoi punimet në trotuarin përgjatë rrugës Ballancë-Zhiti si dhe punimet që janë duke u zhvilluar në vendosjen dhe rregullimin e tribunave dhe rrethojave të shkollës së Zhitisë. Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtyre lokaliteteve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për aplikim për trajnime dhe grante në sektorin e Bujqësisë

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) fton të gjithë të interesuarit – …