Kryetari Haliti vizitoi shkollën e mesme ” Jonuz Zejnullahu” në Viti, që është përfituese e një projekti me financim gjerman

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, drejtoreshe Arsimit në Viti, kanë vizituar sot SH.M.P “Jonuz Zejnullahu” në Viti, e cila është përfituese e  projektit të Qeverisë Gjermane ,,Fondi i Sfidave të Kosovës”, nga  Granti i  Bankës Gjermane,. Në këtë vizitë ishin edhe  koordinatori i projektit Renato Vasili me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga zyrtarja e lartë nga MASHTI Valbona Fetiu-Mjeku. Nijazi Lutfiu, drejtor i kësaj shkollë bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte për të harmonizuar hapat e mëtutjeshëm për implementimin e këtij projekti që ka të bëjë me renovimin e punëtorive dhe furnizimin me pajisje apo makina, në fushën e makinerisë.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …