Kryetari Haliti vizitoj projektet infrastrukturore, qytetarët shprehen falënderues

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruara nga Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, ka vizituar projektet infrastrukturore që po realizohen në lokalitetet e ndryshme. Me këtë rast ata kanë parë nga afër punimet në asfaltimin e një rruge në drejtim të varrezave të fshatit Ramnishtë. Në këtë lokalitet ai ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi”. Ndërkaq në Beguncë po vazhdojnë punimet në asfaltim të rrugës “Toplana”. Përndryshe punimet në asfaltimin e rrugëve do të zhvillohen edhe në qytetin e Vitisë, konkretisht pritet të bëhet asfaltimi i degëzimeve të rrugëve “Elena Gjika” dhe “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkaq banorët e këtyre lokaliteteve kanë falënderuar institucionet komunale për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore duke potencuar se ato kanë një rëndësi të veçantë për qarkullimin e lirë dhe të sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …