Kryetari Haliti viziton ekipin mobil që po bënë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19

Në Viti, po qëndron një ekip mobil i cili  po ofron vaksinimin falas të qytetarëve kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19.  Ky aktivitet po bëhet në kuadër të fushatës  “Ruaje veten-VAKSINOHU!”,  dhe është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim  me drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në e Vitisë. Me këtë rast ekipin mobile e ka vizituar sot i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Merrushe Ahmeti, DSHMS dhe Vjollca Kadolli-Halili, QKMF. Kryetari Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi që është në interes të shëndetit të tyre.

May be an image of 2 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …