Kryetari, Hashim Thaçi, pasi hodhi votën në vendvotimin e tij në Prishtinë, uroi qytetarët e vendit për këtë ditë të veçantë dhe e rëndësishme. Ai ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor për qeverisjen lokale, duke shprehur besim që i tërë mekanizmi politik, shoqëria civile, vëzhguesit, mediat do të jenë në krye të detyrës dhe përgjegjësive në mënyrë që edhe ky test i demokracisë të përmbyllet suksesshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
