Kryetari, Hashim Thaçi, në pretendimet e jashtëzakonshme për ta bindur opinionin se vetëm ai ka të drejtë për demarkacionin, në një postim të tij ka shkruar se faktet e reja dëshmojnë se procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Z,i nuk ka pasur asnjë lëshim dhe Kosova nuk humb asnjë metër katror të territorit të saj. Thaçi ka shkruar se këto fakte hedhin poshtë në tërësi kauzat e rreme të kundërshtarëve të këtij procesi, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar atë për interesa personale dhe përfitime politike. Edhe një herë ftoj gjithë spektrin politik dhe deputetët e Kuvendit të ngrihen mbi çdo interes dhe logjikë provinciale. Të veprojmë sa më të bashkuar për interesat e vendit. Këtë e presin qytetarët e Kosovës, këtë e presin miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi. Ftesa që kryetari u bën deputetëve nuk duket të jetë e përgjegjshme, me faktin se deputetët nuk duhet të votojnë sipas shijeve të kryetarit, por sipas bindjeve të tyre, meqë kanë përgjegjësi ndaj elektoratit dhe jo ndaj kryerarit, cilido qoftë ai.
