Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me aktivistë, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me aktivistë, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë. Ai  në këto takime ka qenë i shoqëruar nga koordinatorja për çështjet Diasporës, deputetja,  Time Kadrijaj. Haradinaj  ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, teksa gjithashtu ka shtuar se ka bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës. “Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë”, ka shkruar Haradinaj. “I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar. Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat”, shtoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …