Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kujton të rënët në Kralan, thotë se me të drejtë quhet prilli i përgjakur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kujton të rënët në Kralan, thotë se me të drejtë quhet prilli i përgjakur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur. “Me të drejtë quhet Prilli i përgjakur! Ishte fillimi i një muaji që do të na ndante prej shumë njerëzve të dashur. Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë. Kujtojmë sot, të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur. Kujtojmë Dëshmorin e tretë nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, Artonin që heroikisht ra krah për krah me bashkëluftëtarin nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra të tjerë anekënd Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …