Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i viziton prindërit e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i viziton prindërit e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Sami Lushtaku ka vizituar sot prindërit e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ai ka bërë me dije se i ka ndarë atyre medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare. “Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi. Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi. Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!”, ka shkruar ai.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …