Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka çmuar lartë angazhimet dhe punën e kryetarit e Rahovecit, Smajl Latifi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, me të cilin kanë biseduar për qeverisjen lokale në këtë komunë. Haradinaj ka shkruar me këtë rast se Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshëm, të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e arritura, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë në dobi të qytetarit. Institucionet më kredibile, si vendore e ato ndërkombëtare tanimë vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Smajl Latifi, në transparencë dhe në efikasitet në qeverisje. Kjo performancë e mirë në qeverisje nuk është rastësi, pasi që Rahoveci shquhet për traditën dhe njerëzit e saj të devotshëm ndaj punës”, ka nënvizuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Grupet serbe në Telegram, mjet frikësimi dhe shantazhi: Burim Ramadani paralajmëron për rrezik të vazhdueshëm në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Kiks Kosova …