Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj KEK-ut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin  Albin Kurti,  lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës. Ai e konsideron lavdërimin e Kurtit për KEK-un si të çuditshëm dhe krejt të pakuptimtë, duke  sqaruar se Kurti po u drejtohet përfituesve të mëdhenj të KEK-ut,  në vend të punëtorëve të kompanisë. Haradinaj  ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence në lidhje me importin e energjisë elektrike, duke kërkuar sqarime për shumat e shpenzuara dhe furnizuesit. Haradinaj rikujtoi refuzimin nga ana e Kurtit të gazit amerikan dhe anulimin e projektit Kosova C, si dhe shtrenjtimi i dyfishtë i energjisë për qytetarët. Kosovës i mbetet që edhe këtë dimër të lutet që do të jetë dimër i butë dhe të ketë rrymë të mjaftueshme dhe çmim të lirë në treg, paralajmëron Haradinaj, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me  situatën energjetike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …