Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të partisë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të partisë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të AAK-së, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të cilin ka thënë se është mysafiri i parë në zyrat e reja. Haradinaj u shpreh se me Hovenierin kanë folur për aktualitetin në vend, bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mbështetjen e Amerikës  ndaj Kosovës. Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar me këtë rast, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …