leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar dhe ka biseduar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar dhe ka biseduar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar  ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, me theks të veçantë për anëtarësimin në NATO. “Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka thënë Ramush Haradinaj pas takimit

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …