Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë. Vlerësoj se Kosova është në një krizë që është e rrezikshme. Ky rrezik nuk është më në parametrat e zakonshëm kur qeverisja nuk është e mirë, por rreziku është se mënyra e qeverisjes është kah e rrezikon edhe substancën e asaj se kush jemi ne, për Republikën në këtë rast. Vlerësoj se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Rrezikshmëria nuk vjen vetëm prej mënyrës se si qeveriset Kosova nga brenda, por edhe nga ajo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët e Kosovës. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion me ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumentet, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, tha mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …