Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga Qeveria marrjen e masave të reja për rimëkëmbjen ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të nxjerrë vendim për masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të cilat duhet të përfshijnë edhe strategjinë dalëse nga kriza ekonomike. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet një rënie prej mbi 57 mijë vendeve të punës. Indikatorët ekonomik tregojnë se kjo shifër pritet të bie edhe më tutje “Sipas të dhënave zyrtare të punësimit, argumentohet se rritja e numrit të vendeve të punës është ndikuar direkt nga masat e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. Derisa në vitin 2020 ishin deklaruar 403.709 vende pune, kjo shifër ka arritur në 411.692, në mars të këtij viti. Fatkeqësisht në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet një rënie prej mbi 57 mijë vendeve të punës. Indikatorët ekonomik tregojnë se kjo shifër pritet të bie edhe më tutje”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk merren masa të reja për rimëkëmbjen ekonomike, do të thellohet edhe më shumë kriza ekonomike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …