Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e Aktit të Përkujtimit, në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr sot pjesë në ceremoninë e Aktit të Përkujtimit, që u mbajt në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë. Në këtë ceremoni, u nderuan ushtarët britanikë të rënë në luftërat botërore dhe konfliktet pasuese, lideri, Ramush Haradinaj vendosi lule pranë Memorialit të Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar. “Në këtë ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve britanikë” ka vlerësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Clare Lawson dhe Specialja: Akuza që tentojnë të njollosin UÇK-në

Prokurorja Clare Lawson ka paraqitur deklaratën përfundimtare të Prokurorisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë …