Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Aleanca në Gjermani po rritet çdo ditë dhe është adresë jetike për bashkatdhetarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar  një vizitë disa ditore në Gjermani për të takuar bashkatdhetarët dhe për të marrë pjesë në formimin e disa degëve dhe nëndegëve të partisë. Ai ka shprehur se Aleanca në Gjermani po rritet çdo ditë dhe është adresë për bashkatdhetarët që po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar dhe të lidhur ngushtë me diasporën. Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të marrë pjesë  në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik. Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën”, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas

Kaja Kallas: BE kërkon fundin e luftës në Lindjen e Mesme, kundër çdo përshkallëzimi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për përfundimin …