Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua jo zyrtarisht me kryeministrin, Edi Rama

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar jo zyrtarisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Në shoqërimin e Haradinajt dhe të bashkëshortës së tij,  ishte i pranishëm edhe deputeti, Pal Lekaj.

Nuk dihet përmbajtja e bisedimeve gjatë takimit,  por besohet se ishte një takim në vazhdën e tejkalimit krizës politike në Kosovë. Nga fotografia e publikuar në Internet nga ky takim, shihet se kreu i AAK-së dhe kryeministri i Shqipërisë janë takuar në një restorant. Më herët gjatë ditës, Haradinaj përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë  hapin e parë për daljen nga kriza. 

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …