Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e pagave të minatorëve të Trepçës, për dy muaj

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e  e pagave të minatorëve të Trepçës për dy muaj. Pacolli ka theksuar se shpenzimet për “sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris nga krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të papranueshme në krahasim me nevojat e minatorëve. Pacolli ka kritikuar ashpër liderët e shtetit duke thënë se ato shpenzime në Paris do të ishin mese të mjaftueshme për të tejkaluar krizën financiare që ka prekur minatorët. Ai ka tërhequr vëmendjen se liderët e Zvicrës, të cilët morën pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris, u kthyen menjëherë në vendin e tyre të origjinës pas ceremonisë. Pacolli ka kërkuar që prioritetet e qeverisë të përqendrohen më shumë në përmbushjen e detyrimeve ndaj minatorëve dhe të shmangin shpenzimet e tepërta për aktivitete të tilla luksoze.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …