Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Heronjtë: Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 39-vjetorin e përjetësimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Heronjtë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 39-vjetorin e përjetësimit, me ç’rast ka shkruar: Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Sot, në 39-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës. Lavdi e përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha: Kritika për goditje ndaj autoritetit shtetëror në Kosovë

Hisen Berisha ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila …