leoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin. Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë. Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, fasulja është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë. Ai  bëri përpjekje ta mbjell farën e tij edhe në Shqipëri, por ju nuk e lejuat, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …