leoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi ambasadorin, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, duke e vlerësuar atë si një mik të madh dhe aleat të pazëvendësueshëm të Kosovës. Haradinaj theksoi se Hovenier ka qenë “i pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës”, një shenjë e veçantë e respektit dhe bashkëpunimit të ngushtë që kanë pasur gjatë mandatit të tij si ambasador. Ambasadori Hovenier ka qenë shumë më shumë se sa një diplomat – ai ka qenë mik, partner dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në afrimin e Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. Ai ka dhënë një ndihmesë të madhe në kapërcimin e sfidave dhe forcimin e demokracisë në vendin tonë,” u shpreh Haradinaj. Në shenjë mirënjohjeje, Haradinaj i ndau ambasadorit Hovenier mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së qëndrimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …