Shqiprim Arifi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi nuk u ftua nga Albin Kurti, në një takim të partive shqiptare të Kosovës Lindore

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi, i cili është edhe kryetar i komunës së Preshevës,  tha se s’ka marrë ftesë nga kryeministri i Kosovës, pasi u raportua se Albin Kurti do të takohet me kryetarët   liderët e partive shqiptare të Kosovës  Lindore. Shqipërimi ka deklaruar me këtë rast për mediet se ka kohë që ai nuk ka raporte të mira me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, ndaj të cilit ka drejtuar akuza për përçarje të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Shqipërim  Arifi paraprakisht ka kërkuar që përfaqësuesit shqiptarë të bëhen bashkë dhe të mos shkojnë në zgjedhje me dy lista, sikur herën e fundit. Në vitin 2020, përfaqësuesit e partive politike shqiptare kishin garuar për herë të parë në një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë atë vit dhe kishin fituat tri vende në Kunevin e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …