Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre. Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti. Kërkesa e tij u shpreh në çastin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi vendi do të udhëhiqet përkohësisht nga Talat Xhaferi, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, në vitin 2000 luftëtar dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
