Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër marrëveshjet e arritura nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe Ohër, duke i cilësuar ato si më të pafavorshme për Kosovën krahasuar me marrëveshjet e arritura nga ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Me ardhjen e Kurtit, i kemi tri marrëveshje: Marrëveshjen e Thaçit të vitit 2013, Marrëveshjen e Parimeve për Hartimin e Statutit të Asociacionit të Mustafës të vitit 2015, dhe marrëveshjen e Kurtit që quhet Marrëveshja e Ohrit dhe Plani i Sekuencimit. Ai theksoi se marrëveshjet, në aspektin juridik, kanë përkeqësuar pozitën e Kosovës duke i shtuar obligimet e saj ndërkombëtare. Marrëveshja e tij është më e keqe se ajo e Thaçit dhe Mustafës, sepse jep obligime shumë më të mëdha për Kosovën dhe krijon një status juridik më të avancuar për komunat me shumicë serbe, saktësoi Arben Gashi.
