Kryetari i i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Ditës së shpalljes së Pavarësisë

Kryetari i i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Ditës së shpalljes së Pavarësisë.  Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane, ka shkruar Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …