Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, gjatë fjalimit në Kuvendin Popullor tha do ta kthejë ushtrinë kineze në një mur të fortë çeliku

Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, gjatë fjalimit në Kuvendin Popullor tha do ta kthejë ushtrinë kineze në një mur të fortë çeliku

Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, gjatë fjalimit në Kuvendin Popullor tha do ta kthejë ushtrinë kineze në një mur të fortë çeliku. Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë. Këtë vit Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën. Ai ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse ka folur me ton të kujdesshëm. Kryetari i Kinës u shpreh se ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë, ka thënë ai kryetari kinës  Xi Xhinping,  3.000 delegatëve të Kongresit.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …