Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht nga dy persona në mëngjesin e sotëm

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona në mëngjesin e sotëm. Sulmin ndaj tij e ka quajtur të befasishëm, derisa ka thënë se është shëndoshë e mirë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka pohuar se kryetari i Pejës  është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia e ka dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve. Personi që e ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është ndaluar nga policia dhe tani do të vazhdojnë  masat ligjore  ndaj tij. Lidhur me këtë sulm ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes,  provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …