Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrën e tij Ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme të nivelit lokal e nacional, si dhe çështjet e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ndër të tjera Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha uroj Kryetarin Latifi edhe për përfundimin e Palestrës Sportive, “Mizahir Isma”, në Rahovec.