leoni

Rexhep Selimi thotë se në kuadër të opozitarizmit Vetëvendosje-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi thotë se kryetari Thaçi e ka në plan që ta shpërbëjë Republikën e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi  ka akuzuar rëndë kryetarin Thaçi, i cili sipas tij ka plane ta shpërbëjë Republikën e Kosovës. Ndër të tjera Selimi ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij Kosova nëse e heq këtë taksë pëson humbje. ”Nuk mund të konstatojmë që taksa po kundërshtohet fuqishëm nga SHBA-ja, por është fakt që po kundërshtohet ashpër nga Serbia, sepse efektin e drejtpërdrejtë e ka në ekonominë e Serbisë. Mirëpo taksa ka efekt edhe në ekonominë e Kosovës, për çka do duhej edhe të dedikohej ajo. Ne e kemi mbështetur taksën, duke e theksuar se nuk është e tëra çfarë Kosova do të duhej të bënte përballë Serbisë në aspektin ekonomik e pse jo edhe politik, sepse ne kemi kërkuar që taksa të jetë pjesë e një pakoje të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë si reciprocitet i plotë ekonomik, politik dhe tregtar”, ka thënë Selimi.

Mirëpo, në anën tjetër Selimi ka thënë që vendimi për taksën nuk është i menduar mirë dhe nuk po arsyetohet si duhet nga qeveria. “Vendimi i Qeverisë për taksën nuk është mirë i menduar dhe as nuk po e arsyetojnë mirë, por unë pres dhe inkurajoj ata të mos bëjnë hapa mbrapa as me pezullim e as me heqje të taksës, sepse kjo nuk e sjell Kosovën në pikën e nisjes para se të vendosej taksa, por e nxjerr Kosovën një hap edhe më mbrapa sesa ka qenë. Në rast se do ta hiqnim këtë taksë Kosova do ta shpenzonte një mjet kundër Serbisë si mjet strategjik, por mbi të gjitha si vendim qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …