Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të takohet kancelaren gjermane Angela Merkel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Berlin do të takohet kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai dhe kancelarja gjermane do të diskutojnë për tema të ndryshme të interesit të përbashkët siç janë thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria

Fituese e zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri pritet të jetë Partia Socialiste

Sot nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 19.00 të mbrëmjes, në Shqipëri janë …